RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Jashtme e Zvicrës thërret ambasadorin e Kinës për shqetësimet lidhur me ujgurët

ministria-e-jashtme-e-zvicres-therret-ambasadorin-e-kines-per-shqetesimet-lidhur-me-ujguret

Ministria e Jashtme e Zvicrës ka thirrur në ministri ambasadorin e Kinës në Zvicër për t‘i përcjellë shqetësimet që kanë për situatën e të drejtave të njeriut në Rajonin Autonom Ujgur në Xinjiang të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Zvicrës, flitet për raportin që Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar më 31 gusht lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe theksohet se praktikat e “arrestimit arbitrar dhe diskriminues” që përmenden në raport janë shqetësuese.

“Zvicra mendon se rruga më e drejtë për të respektuar të drejtat themelore të njeriut, kalojnë nga formimi i dialogut konstruktiv me administratën e Pekinit”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në raportin e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut lidhur me shkeljet e të drejtave në Xinjiang ishte theksuar se është konfirmuar që qeveria e Kinës nën emërtimin e “luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit” zbaton presion ndaj pakicës muslimane në rajon dhe se këto praktika mund të përbëjnë krim kundër njerëzimit.

Po ashtu në raport janë përmendur edhe “kampet e ri-edukimit” ku mbahen ujgurët dhe është ndarë informacioni se njerëzit e mbajtur këtu keqtrajtohen.

Ministria e Jashtme e Kinës, ka mohuar pretendimet e paraqitura në raport si “plotësisht të paligjshme dhe të pabaza”. /aa

Related posts

Gjermani, rritet kërkesa për ngrohës elektrikë për shkak të frikës nga mungesa e gazit

admin

Përballje e ashpër e kandidatëve për kryeministër të Britanisë

admin

Zbritet për 2 cent çmimi i naftës dhe 1 cent i gazit, mbetet i pandryshuar ai i benzinës

admin