RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministria e Mbrojtjes: Të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo herë tjetër

ministria-e-mbrojtjes:-te-gjitha-kuzhinat-ne-kazermat-e-fsk-se-jane-duke-funksionuar-si-cdo-here-tjeter

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se në të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë janë duke funksionuar si çdo herë tjetër.

Në njoftimin e Ministrisë, thuhet se pjesëtarëve të FSK-së është duke u shërbyer shujtat ditore, siç thotë Ministria ushqimi është i përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Ministria ka bërë të ditur se kjo do të jetë një periudhë transitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional.

“Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinerëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kamotshëm”, thuhet në njoftim.

Related posts

Josep Borrell: BE-ja është e vendosur të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës në vitin 2023

admin

Evropa mban numrin më të lartë të refugjatëve që nga viti 2016

rezart morina

Çfarë thotë BE për mundësinë e hapjes së Urës së Ibrit?

admin6