RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Ministria e Shëndetësisë hap konkursin për mbi 300 punonjës në shëndetësinë publike

ministria-e-shendetesise-hap-konkursin-per-mbi-300-punonjes-ne-shendetesine-publike

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se tashmë është hapur konkursi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për punonjës të rinj.
Vitia ka bërë të ditur se nga ky konkurs parashihet të pranohen: 200 infermierë, mami, teknik radiologjie, teknik farmacie, laborantë mjekësor, fizioterapeutë.

Gjithashtu ministri theksoi se së shpejti do të hapet edhe konkursi për rreth 70 mjekë specialist, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

👨‍⚕️👩‍⚕️ Mbi 300 punonjës të rinj në shëndetësinë publike

✅ Tashmë është hapur konkursi nga ShSKUK për punonjës të rinj.

🔷 200 infermierë të profileve të ndryshme si:

🔸 Infermierë të përgjithshëm

🔸 Mami

🔸 Teknik radiologjie

🔸 Teknik farmacie

🔸 Laborantë mjekësor

🔸 Fizioterapeutë

🔷 20 punëtorë mbështetës administrativ

🔷 8 ndihmës

🔜 Së shpejti do të hapet konkursi edhe për rreth 70 mjekë specialistë! 👨👩

🔜 Konkurse tjera do të pasojnë…

👉🏻 Me këto investime në burime njerëzore, po e reduktojmë ngarkesën në punë dhe po e përmirësojmë cilësinë e shërbimeve për pacientët tanë.

Related posts

Erdoğan: Kryeministri grek nuk ka njohuri mbi rregullat e protokollit

admin

Tensione të larta në Kuds pasi mijëra izraelitë të ekstremit të djathtë mbajnë ‘marshin e flamurit’ – VIDEO

rezart morina

Katar: Besueshmëria e ligjit ndërkombëtar varet nga vendimi i GJND-së për pushtimin izraelit

admin