RTV AHIRETI
Shëndetësi

Vlerat që ka ruajtja e gjakut brenda kordonit umbiliakal të foshnjës

vlerat-qe-ka-ruajtja-e-gjakut-brenda-kordonit-umbiliakal-te-foshnjes

Gjatë periudhës së shtatzënisë, mund të dëgjoni apo të lexoni për të ashtuquajturën ruajtje të gjakut të kordonit umbilikal. Gjaku brenda kordonit umbilikal të foshnjës, është një burim i pasur me qeliza staminale, nga të cilat krijohen të gjitha qelizat e tjera.

Kjo procedurë përfshin marrjen e gjakut nga kordoni menjëherë pas lindjes dhe ruajtjen e tij. Ky gjak mund të përdoret në të ardhmen për transplantimin e qelizave staminale. Kjo gjë mbart disa rreziqe si për nënën ashtu edhe për foshnjën. Nëse gjaku i kordonit nuk ruhet për qëllime kërkimi, atëherë ai hidhet.

Gjaku i kordonit mund të ruhet në dy vende; në bankë publike ku ruhet që më pas ta përdorë çdo individ që vuan nga ndonjë sëmundje dhe në bankë private, e cila mbikëqyr procesin e grumbullimit dhe të ruajtjes së gjakut për familjet që duan dhe janë në gjendje të paguajnë për këtë shërbim. Gjaku ruhet për t’u përdorur vetëm nga familja përkatëse.

Dhurimi i gjakut të kordonit në një bankë publike, është një mundësi e jashtëzakonshme për t’i ndihmuar të tjerët. Transplantet e gjakut të kordonit nga dhurues të ndryshëm, mund të përdoren për të mjekuar sëmundje si leucemia dhe probleme të tjera. Ju mund t’ia dhuroni falas një banke publike. Megjithatë, duhet ta lindni foshnjën në një nga maternitetet apo institucionet e tjera mjekësore, që janë të pajisura me të gjitha mjetet për administrimin e dhurimit të gjakut të kordonit umbilikal.

Dhurimi i tij në një institucion privat për përdorim personal është diçka krejt tjetër. Shpeshherë, shpenzimet janë të mëdha dhe gjasat që fëmija ta përdorë gjakun e kordonit të tij apo saj në të ardhmen, janë shumë të pakta. Gjithashtu, në rast se fëmija do të ketë nevojë për transplantim të qelizave staminale, nuk është e sigurt nëse gjaku i kordonit do të jetë i shëndetshëm apo i përshtatshëm për një ndërhyrje të tillë. Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) mbron teorinë se gjaku i kordonit duhet të dhurohet në bankat publike të ngritura posaçërisht për këtë gjë dhe nuk përkrah dhurimin në institucionet private.

Gjasat që një fëmijë të ketë nevojë për qelizat e tij apo saj staminale në të ardhmen variojnë nga 1 në 1000 deri 1 në 200000. Bankat private të ruajtjes së gjakut shënjestrojnë prindërit që po kalojnë një periudhë të vështirë emocionale, kur në të vërtetë, pjesa më e madhe e sëmundjeve mund të shërohen nga qelizat staminale të gjakut të kordonit. AAP-ja ua rekomandon bankat private për ruajtjen e gjakut atyre prindërve, fëmija i madh i të cilëve vuan nga një sëmundje që mund të shërohet përmes transplantimit, si mungesa gjenetike e imunitetit. Nëse po mendoni të ruani gjakun e kordonit, në një bankë publike apo private, bisedoni me mjekun.

Related posts

Si të hidratohesh shpejt e në mënyrën e duhur

admin

Përfitimet shëndetësore të ecjes mbrapsht

admin6

Tri gjëra që nuk duhet bërë pasi keni ngrënë

admin