RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministria e Shëndetësisë në Gaza: Stacionet e oksigjenit rrezikojnë paralizimin e plotë

ministria-e-shendetesise-ne-gaza:-stacionet-e-oksigjenit-rrezikojne-paralizimin-e-plote

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka paralajmëruar se stacionet e mbetura të oksigjenit në territor po funksionojnë përtej kapacitetit të tyre dhe mund të ndalojnë së punuari për shkak të kufizimeve izraelite në hyrjen e ndihmave dhe pajisjeve thelbësore.

Sipas ministrisë, vetëm 12 nga 34 stacione oksigjeni janë ende funksionale. Ndërkohë, vetëm katër nga 30 pajisjet për mbushjen e bombolave të oksigjenit janë në punë dhe mund të ndalojnë në çdo moment, pasi ekipet teknike nuk mund të kryejnë mirëmbajtjen e nevojshme.

Ministria theksoi se oksigjeni është jetik për shumë shërbime mjekësore dhe pacientë që trajtohen në spitale apo në shtëpi.

Ajo bëri thirrje për hyrjen urgjente të pjesëve të këmbimit dhe pajisjeve teknike për riparimin e stacioneve ekzistuese, si dhe për sigurimin e stacioneve të reja. /mesazhi

Related posts

25 vjet burgim për vrasjen e 7 nëntorit 2024 në Gjilan

admin

Shpërthejnë dy bombola gazi në një banesë, lëndohet i mituri në Kosovë

admin

Kurban Bajrami të dielën, BIK jep detaje rreth manifestimit qendror

admin