RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministria njofton se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike

ministria-njofton-se-eshte-kthyer-furnizimi-i-rregullt-me-energji-elektrike

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është kthyer furnizimi i rregullt me energji elektrike.

Përmes njoftimit, Ministria ka bërë të ditur se falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës dhe të Shqipërisë është arritur të evitohen reduktimet që nga ora 14:00.

“Duke u nisur nga situata botërore me krizën energjetike që ka prekur edhe rajonin, të gjitha institucionet përgjegjëse po punojnë intensivisht dhe në koordinim për sigurinë e furnizimit me energji elektrike. Falë kësaj pune dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH) është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregull me energji elektrike gjatë ditëve në vijim.

“Megjithatë, marrë parasysh situatën, luten të gjithë qytetarët dhe bizneset që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike. Bashkëpunimi me Shqipërinë do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”, njofton ndër tjerash Ministria.

Related posts

Itali: Prokurorët në Padova thonë se certifikata e lindjes me dy nëna është e paligjshme

rezart morina

Kodra e Trimave së shpejti me xhami të re, të hënën vihet gurthemeli

admin

“Duhet të mposhtim Trump”- Biden shpjegon arsyen pse u largua nga gara për Shtëpinë e Bardhë: Beteja brendapartiake për kandidaturën time do të shpërqendronte demokratët

admin