RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Itali: Prokurorët në Padova thonë se certifikata e lindjes me dy nëna është e paligjshme

itali:-prokuroret-ne-padova-thone-se-certifikata-e-lindjes-me-dy-nena-eshte-e-paligjshme

Qyteti verior italian i Padovës ka filluar heqjen e emrave të nënave homoseksuale jo-biologjike nga certifikatat e lindjes së fëmijëve të tyre, sipas legjislacionit të ri të miratuar nga qeveria e kryeministres Giorgia Meloni.

Këto çertifikata lindjeje i përkasin 33 fëmijëve të grave italiane që iu nënshtruan fekondimit artificial jashtë vendit dhe më pas i regjistruan fëmijët e tyre nën qeverinë e qendrës së majtë të qytetit, të udhëhequr nga Sergio Giordani, në vitin 2017.

Zyra e prokurorit në Padova konfirmoi për CNN se, që nga e enjtja, 27 nëna ishin hequr nga 27 certifikata lindjeje.

Masa nënkupton që vetëm prindi biologjik i një fëmije mund të shënohet në certifikatën e lindjes.

Masa gjithashtu ndalon burrat në një marrëdhënie të të njëjtit seks që të regjistrojnë lindjen e fëmijës së tyre me emrat e të dy baballarëve. Në vend të kësaj, ata duhet të zgjedhin njërin për të qenë babai ligjor, përcjell ndër të tjera TopChannel.

Related posts

Grabitja e filialit të bankës, arrestohet i dyshuari i dytë (Emri)

admin

OKB kritikon Kinën për politikat “problematike” kundër ujgurëve

admin

Mbyllen edhe dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq

Muhamet Ramadani