Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se droni i Komandës së Forcave Detare ka regjistruar 2 gomone të shpëtimit me emigrantë të parregullt në Detin Egje që shtyhen prapa në ujërat territoriale të Turqisë dhe shkeljen e ujërave territoriale që bëhen nga Roja bregdetare greke, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga ministria thuhet se me dronin e Komandës së Forcave Detare është përcaktuar se emigrantët e parregullt në 2 gomone shpëtimi në lindje të Ngushticës Mycal shtyhen prapa nga anija LS-930 e Rojës bregdetare greke dhe po ashtu në të njëjtën kohë droni ka regjistruar se është kryer edhe shkelje e ujërave territoriale.
Më tej në deklaratë bëhet e ditur se situata e shtyrjes prapa dhe e shkeljes së ujërave territoriale e kryer në një distancë 1.5 kilometra nga brigjet e Turqisë, iu njoftua menjëherë Komandës së Rojës Bregdetare dhe se emigrantët e parregullt u shpëtuan nga elementët e Rojës Bregdetare.