RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare gjatë viteve të fundit ka pasur një stabilitet në rritje

ministrja-ibrahimaj:-ekonomia-shqiptare-gjate-viteve-te-fundit-ka-pasur-nje-stabilitet-ne-rritje

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se ekonomia shqiptare gjatë viteve të fundit ka pasur një stabilitet në rritje, raporton Anadolu.

Në një konferencë për mediat, ministrja Ibrahimaj u fokusua në zhvillimet në sektorët e ekonomisë dhe treguesit kryesorë mbi rritjen e ekonomisë.

Ajo theksoi se shifrat tregojnë se ekonomia shqiptare përgjatë gjithë vitit 2025 ka treguar një stabilitet makroekonomik, që aktiviteti i sektorit privat ka vijuar të rritet dhe gjithashtu sipas saj një klimë biznesi e cila nxit investimet.

“Ekonomia përgjatë gjithë viteve të fundit të periudhës postpandemi (COVID-19) ka pasur një stabilitet në rritje dhe është luhatur nga 3,5-4 për qind, ndërkohë po jetojmë në një situatë gjeopolitike e cila ka paqartësi dhe në fakt treguesit kryesorë makroekonomikë të Evropës tregojnë për këtë situatë të paqartë”, tha Ibrahimaj.

Ajo shtoi se një element kyç i stabilitetit makroekonomik janë çmimet dhe se inflacioni përgjatë vitit 2025 është rritur me 2,2 për qind, sipas saj një normë e cila është brenda kufirit të Bankës së Shqipërisë.

“Rritja e numrit të bizneseve dhe rritja e të ardhurave është reflektuar në treguesit e tregut të punës, ku për shifrën më të fundit për tremujorin e tretë kanë qenë në rritje dhe papunësia ka mbetur në një nivel stabël”, theksoi Ibrahimaj.

Ibrahimaj shtoi ndër të tjera për nëntëmujorin e parë të vitit 2025 investimet totale u rritën me 4,2 për qind.

Duke folur për sektorin e turizmit ajo tha se në vitin 2025 ishin mbi 12 milionë turistë të huaj që erdhën në Shqipëri. Ajo shtoi se turizmi në nëntëmujorin e parë të viti kaluar është rritur me 15 për qind.

Related posts

Po sulmohet nga Hezbollahu, Netanyahu: Ushtria izraelite gati për veprime të fuqishme në veri të fundit për të vendosur sigurinë

admin

PDK del me komunikatë, institon në zgjedhje të reja

RTI

Izraeli pretendon se ka goditur një depo raketash balistike në Iran

RTI