RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja spanjolle situatën në spitalin Al-Shifa e quan “thellësisht çnjerëzore”

ministrja-spanjolle-situaten-ne-spitalin-al-shifa-e-quan-“thellesisht-cnjerezore”

Ministrja e të Drejtave Sociale i Spanjës, Ione Belarra, situatën në spitalin Al-Shifa të Gazës e quan “thellësisht çnjerëzore”, transmeton Anadolu.

“Duhet të marrë fund TANI”, shkroi Belarra në platformën e mediave sociale X në përgjigje të imazheve që tregojnë përpjekjet e stafit lokal për të mbajtur gjallë foshnjat e lindura para kohe, pavarësisht mungesës së pajisjeve funksionale për shkak të ndërprerjeve të energjisë dhe luftimeve.

Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf Al Qidra, tha se në tre ditët e fundit 32 persona, përfshirë tre foshnje të lindura para kohe, kishin vdekur për shkak të mungesës së energjisë elektrike ose karburantit.

Anadolu raportoi se në oborrin e spitalit të rrethuar tani janë grumbulluar qindra kufoma.

Edhe pse Belarra nuk dikton politikën e jashtme të Spanjës, ajo u ka bërë presion liderëve spanjollë dhe evropianë që të ndërpresin marrëdhëniet diplomatike në përgjigje të “gjenocidit” që ndodhi në Gaza.

Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Jose Manuel Albares, nga ana e tij, në Bruksel tha se do t’i bënte presion homologëve të tij evropianë që të “flasin për paqen dhe mbrojtjen e plotë të civilëve palestinezë, si dhe për një respekt të rreptë për të drejtën ndërkombëtare humanitare”.

Para një takimi jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së, Albares u tha mediave se do të nxiste Evropën që të bëjë thirrje për një “armëpushim humanitar”, të rrisë ndihmën për Gazën dhe të punojë drejt organizimit të një samiti të paqes.

Albares tha se Spanja tashmë ka trefishuar ndihmën e saj për Palestinën, por pohoi se ndihma “duhet të jetë në gjendje të arrijë popullsinë civile në Gaza”.

Të hënën, Belarra gjithashtu përuroi një takim për mbrojtësit ndërkombëtar të të drejtave të njeriut, të organizuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me qendër në Barcelonë për të diskutuar konfliktin në Palestinë.

Gjatë fundjavës, sipas organizatorëve, rreth 30 mijë njerëz dolën në rrugë në Barcelonë për të treguar mbështetjen e tyre për Palestinën dhe për të dënuar sulmet izraelite.

Dhjetëra mijëra të tjerë protestuan në qytete të tjera spanjolle, nga Cadiz në jug deri në Irun në veri.

Related posts

Zyra e medias e Gazës publikon shifra të përditësuara të ‘gjenocidit’ që vazhdon

rezart morina

Spasovski: Ka persona të dyshuar për denoncimet për bomba në shkollat e Shkupit

admin

Përplasen dy avionë në pistën e aeroportit, njëri prej tyre ishte plot me pasagjerë. Si ndodhi incidenti që alarmoi Londrën

admin