RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrja suedeze për Çështjet e Bashkimit Evropian vizitë në Shqipëri

ministrja-suedeze-per-ceshtjet-e-bashkimit-evropian-vizite-ne-shqiperi

Ministrja suedeze për Çështjet e Bashkimit Evropian, Jessika Roswall, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, në kuadër të Presidencës suedeze të BE-së, transmeton Anadolu.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka pritur në takim ministren Roswall, ndërsa në fokus të diskutimeve ishte procesi i integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ministrja Xhaçka vlerësoi vizitën e ministres Roswall në Shqipëri, teksa u shpreh se ky takim rikonfirmon faktin se “Suedia i njeh arritjet e Shqipërisë dhe mbështet rrugëtimin e vendit tonë drejt BE”.

“Të dy zyrtarët u shprehën parimisht se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE mbetet kyç për sigurinë e rajonit dhe gjithë Evropës. Kryediplomatja shqiptare u shpreh se Shqipëria mbetet e gatshme për të përforcuar dhe thelluar më tej marrëdhëniet me Suedinë në fushat me interes të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Sipas ministrisë, vizita e ministres Roswall në Shqipëri realizohet në kuadër të Presidencës suedeze të BE-së për gjysmën e parë të vitit 2023.

Roswall është takuar edhe me zyrtarë të tjerë të vendit dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

Related posts

Deputetët në Bruksel takohen me Von Crammon, falënderojnë për mbështetjen që tregon për Kosovën

admin

Kurti takohet me përfaqësuesit shqiptarë e boshnjakë nga Serbia, kërkohet reciprocitet i të drejtave

admin

Vr’iten 95 persona në su’lmet iz’raelite në Li’ban gjatë 24 orëve të fundit

RTI