RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SNHR: Në luftën civile në Siri janë vrarë 715 gazetarë

snhr:-ne-luften-civile-ne-siri-jane-vrare-715-gazetare

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se 715 persona që punonin në organizata mediatike u vranë në luftën civile që la pas vitin e saj të 12-të, transmeton Anadolu.

Duke dokumentuar shkeljet e të drejtave kundër civilëve në Siri, SNHR publikoi një raport me rastin e 3 Majit, Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Sipas raportit, gjithsej 715 persona, përfshirë 6 gra dhe 9 të huaj që punonin në media, janë vrarë që nga marsi i vitit 2011, kur filloi lufta civile.

Regjimi i Bashar al-Assadit dhe grupet e huaja terroriste të mbështetura nga Irani vranë gjithsej 553 punonjës të medias, duke përfshirë 5 të huaj dhe 1 grua, gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, 24 përfaqësues të shtypit humbën jetën në sulmet ajrore të Rusisë, e cila është mbështetëse e regjimit të Assadit.

Gjatë luftës civile, organizata terroriste DAESH vrau gjithsej 64 punonjës të shtypit, 3 prej të cilëve të huaj dhe 2 gra.

Terroristët e PKK/YPG-së vranë 4 anëtarë të shtypit, ndërsa kundërshtarët ushtarakë dhe grupe të armatosura kundër regjimit vranë 34 punonjës të shtypit, 3 prej tyre gra.

Në sulmet e koalicionit ndërkombëtar kundër DAESH-it humbi jetën një punonjës i shtypit, ndërsa 35 punonjës të shtypit, mes tyre një i huaj, u vranë nga grupe të paidentifikuara.

1.309 anëtarë të medias në pritje të lirisë

Në raport, ku thuhet se 1.309 persona që punojnë në fushën e medias janë arrestuar që nga fillimi i luftës civile në Siri, theksohet se nuk mund të merrej asnjë lajm nga gjithsej 471 anëtarë të shtypit, 9 prej të cilëve ishin gra dhe 17 ishin të huaj.

Gjithashtu bëhet thirrje për t’i dhënë fund sulmeve ndaj punonjësve të medias dhe lirimin e të arrestuarve.

Janë vrarë 4 punonjës të medias që i shërbenin Anadolu-s

Me fillimin e luftës civile në Siri, 4 punonjës të medias që punonin për Anadolu dhe ofronin shërbime informacioni dhe vizuale humbën jetën si pasojë e sulmeve të palëve të ndryshme.

Gazetari i Anadolu-s, Salih Mahmud Leyla, humbi jetën në një sulm terrorist të kryer nga DEASH me një auto-bombë në vitin 2015.

Vesim al-Adil, një gazetar i pavarur që ofronte shërbime fotografike për Anadolu në provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë, vdiq më 23 shtator 2015, kur shrapnelë goditën trupin e tij në një sulm nga avionët rusë në qytetin Binin.

Gazetari i pavarur i Anadolu-s, Majid Dirani, vdiq më 19 shkurt 2016, kur shrapnelë goditën trupin e tij gjatë të shtënave me armë nga një tank, ndërsa po përpiqej të kapte momentin e sulmit nga forcat e Assadit në lagjen Dareyya të kryeqytetit Damask.

Enes Diyab, 22-vjeçar, i cili ishte gjithashtu një gazetar i pavarur për Anadolu në Siri, vdiq më 21 korrik 2019, ndërsa filmonte në Idlib një sulm ajror të Rusisë, mbështetëse e regjimit të Assadit.

Related posts

Sergei Lavrov do të zhvillojë dy ditë bisedime me homologun turk

rezart morina

Anija me ndihma humanitare niset për në Gaza nëpërmjet ishullit të Qipros

admin6

Qyteti historik palestinez i Sebastias përballet me kërcënimin e judaizimit

rezart morina