Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ka kaluar buxheti për vitin 2024, që kap shifrën e 3.3 miliardë euro.
Ai ka falënderuar deputetët e Kuvendit për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre.
Kurti ka njoftuar se buxheti i përgjithshëm i miratuar është 3.3 miliardë euro, që i bie 35 për qind më i lartë se buxheti që kanë gjetur në vitin e parë të qeverisjes.
“Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”, ka shkruar Kurti.