RTV AHIRETI
Lajme

Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre

miratohet-kodi-i-sjelljes-per-deputetet,-ata-qe-ofendojne-dhe-bejne-shkelje-tjera-do-te-denohen-me-50-perqind-te-pages-se-tyre

Komisioni për Legjislacion ka miratuar sot Kodin e Sjelljes, ky kod parasheh masa ndëshkuese për deputetët që ofendojnë, shajnë,  nxisin dhunë, dhe shkelje tjera që ata mund të bëjnë gjatë mandatit të tyre.

Masat ndëshkuese përfshijnë përjashtimin nga seancat, komisionet e po ashtu ata do të dënohen edhe me 50 përqind të pagesës së tyre.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi për Telegrafin bëri të ditur se deputetët do të përballen me masa ndëshkuese varësisht sjelljeve që bëjnë.

“Kodi parasheh që deputetëve t’u përcaktohen parimet e përgjithshme të sjelljeve të tyre në hapësira brenda Kuvendit por edhe jashtë, sikurse që janë përcaktuar edhe shkeljet eventuale të Kodit të Sjelljes dhe masat ndëshkuese. Kodi parasheh masa ndëshkuese për shkelje të lehta dhe masa ndëshkuese për sjellje të rënda. Për shkelje të rënda parashihet të përjashtohen nga tri seanca të Kuvendit, tri mbledhje të komisionit, dhe po ashtu mund të sanksionohet edhe me 50 përqind të pagës bazë”, theksoi ai.

Rrustemi tha se se do të formohet edhe këshilli etikës, i cili do ta ketë përgjegjësi për të trajtuar rastet dhe për të përcaktuar masat ndëshkuese.

Në Kuvendin i Kosovës shpesh-herë deputetët kanë përdorur gjuhë fyese ndaj njëri-tjetrit, e po ashtu për gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar edhe rastet e përplasjeve fizike mes tyre. /Telegrafi/

The post Miratohet Kodi i Sjelljes për deputetët, ata që ofendojnë dhe bëjnë shkelje tjera do të dënohen me 50 përqind të pagës së tyre first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

SHBA-ja përsëri i hedh poshtë pretendimet ruse se Ukraina u përfshi në sulmin e Moskës

admin

Kryeministri britanik Rishi Sunak pranon humbjen e zgjedhjeve: Telefonova Keir Starmer për ta uruar për fitoren! Verdikti i popullit, i qartë

admin

Ambasadori britanik: Java e ardhshme shumë e rëndësishme për Kosovën

admin