RTV AHIRETI
Shëndetësi

Miratohet Ligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

miratohet-ligji-per-sigurimin-e-detyrueshem-te-kujdesit-shendetesor

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.

Ligji për sigurimin u miratua me 80 vota për dhe asnjë kundër.

Lidhur me miratimin e Ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor ka reaguar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Sot, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me 80 vota për dhe asnjë kundër, u votua në lexim të dytë një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë Pas shumë sfidave, tashmë e kemi Ligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”, shkruan Vitia.

Ai tha se ky ligj mundëson barazi në qasje shëndetësore, krijon bazë për financim të qëndrueshëm të sistemit shëndetësor dhe ofron mbrojtje më të madhe financiare për qytetarët.

“Falënderoj deputetët për mbështetjen dhe kontributin në avancimin e këtij procesi të rëndësishëm për shëndetësinë publike”, shkruan ai.

Related posts

Vuani nga reumatizma? Mësoni si të përdorni xhenxhefilin kundër dhimbjeve të tmerrshme që mund të keni

admin

Ekspertët zbulojnë 8 fruta ideale për kontrollin e sheqerit në gjak…

Muhamet Ramadani

Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të hiqni qafe nivelet e kolesterolit të keq

Muhamet Ramadani