Është miratuar në parim Projektligji për paga në sektorin publik. Pro ishin 68 deputetë.
Sipas prezantimit të projektligjit nga ana e Qeverisë, me të zvogëlohet hendeku mes pagës më të ulët dhe më të lartë në vend. Koeficientin më të lartë të pagës do ta ketë posti i presidentit.
Siç qe prezantuar në Qeveri, koeficienti më i lartë do të jetë 18 për presidentin, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78.
Nuk është bërë e ditur vlera e koeficientit, që ishte thënë se do të caktohet në të njëjtën kohë me Ligjin për Buxhetin.
Nga opozita janë bërë disa rekomandime për ndryshime në mes të dy leximeve.
Pas miratimit, Qeveria pati thënë se për të hyrë në fuqi ky ligj, duhet të kalojë një muaj.