RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Erdoğan takon kryeministrin Rama

presidenti-erdogan-takon-kryeministrin-rama

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është takuar në Istanbul me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjatë “TRT World Forum 2022”, raporton Anadolu Agency(AA).

“Me presidentin Erdoğan, në mjediset e TRT World Forum, për të diskutuar mbi ecurinë e marrëdhënieve bilaterale, situatën në rajon, Komunitetin e Ri Politik Evropian, si edhe luftën në Ukrainë”, ka shkruar Rama në rrjetet sociale në lidhje me takimin me presidentin turk.

Kryeministri Rama po realizon një vizitë në Türkiye, në kuadër të “TRT World Forum” që po mbahet në Istanbul.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, ka shkruar Rama në lidhje pjesëmarrjen e tij në forum.

Rama gjatë vizitës në Turqi shoqërohet edhe nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro.

Related posts

Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Muhamet Ramadani

The New York Times: Izraeli mbante dy baza sekrete në Irak për sulme ndaj Iranit

admin

VIDEO/ Zjarri katastrofik në Crans-Montana shkaktoi rreth 40 viktima dhe 115 të plagosur, Zvicra shpall 5 ditë zie kombëtare

admin