RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Miratohet Projektligji për marrëveshjen për burgje me Danimarkën

miratohet-projektligji-per-marreveshjen-per-burgje-me-danimarken

Qeveria e Kosovës e ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Traktatit me Danimarkën për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Marrëveshja është miratuar në mbledhjen e mbajtur në mënyrë elektronike.

“Çështja kryesore e trajtuar në këtë projektligj është ratifikimi i Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e Institucionit Korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze, të nënshkruar nga Ministrat e Drejtësisë të të dy vendeve, më 26 prill 2022 në Prishtinë dhe 16 maj 2022 në Kopenhagë të Danimarkës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Related posts

Qeveria emëron Bordin e ri të SHSKUK-së, këta janë shtatë anëtarët e rinj

rezart morina

Fundoset varka me emigrantë pranë Tunizisë, katër të vdekur dhe 23 të zhdukur

RTI

KQZ: Po vazhdojnë përgatitjet për zgjedhjet në veri, i kemi parasysh sfidat

rezart morina