RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Qeveria emëron Bordin e ri të SHSKUK-së, këta janë shtatë anëtarët e rinj

qeveria-emeron-bordin-e-ri-te-shskuk-se,-keta-jane-shtate-anetaret-e-rinj

Qeveria e Kosovës ka miratuar Bordin e ri drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Emërimin e Bordit të ri drejtues e ka bërë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Vitia ka bërë të ditur se Bordi drejtues i SHSKSUK përbëhet nga shtatë anëtarë.

“Meqenëse Bordit të SHSKUK-së i ka skaduar mandati, MSH e konsideron të nevojshme emërimin e bordit të ri i cili është përgjegjës për performancën profesionale dhe afarizmin financiar të SHSKUK-së”, tha Vitia.

Bordi i ri drejtues i SHSKUK-së do ta ketë këtë përbërje:

Reklama

Dr. Dren Bushnjaku- përfaqësues nga QKUK

Dr. Tetore Olloni – përfaqësuese nga QKUK, Klinika Stomatologjike

Dr. Rrezarta Bajrami nga IKSHPK

Dr. Besim Demolli nga spitali i Ferizajt

Dr. Vjollca Kadolli nga shërbimi i kujdesit parësor shëndetësorë

Dr. Naim Bardiqi si përfaqësues nga MSH, dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor që zgjidhet përmes konkursit publik.

Bordi drejtues ka mandat 3 vjeçar. Bordit të kaluar të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i ka skaduar mandati më datë 27 mars 2023.

Bordi i cili është emëruar më datën 27.03.2020, e të cilit tashmë i ka skaduar mandati, ka qenë me këtë përbërje: Aida Rexhepi, Agreta Gecaj-Gashi, Vjollca Kodolli, Xhevat Jakupi, Enver Gashi dhe një përfaqësues i MSH-së.

Related posts

Kryeministrja e Estonisë: E vetmja garanci që funksionon është anëtarësimi në NATO

Muhamet Ramadani

Kryeministri izraelit: Trump beson se ka mundësi për marrëveshje me Iranin

RTI

Sot 18 vite shtet/ “Drejtësi, jo politikë”, nis protesta pro UÇK-së në Kosovë. Politika shqiptare bëhet bashkë (LIVE)

admin