RTV AHIRETI
Kuzhinë

Mish qengji në furrë: I lëngshëm dhe i shijshëm mu sikur ta kishit pjekur nën saç!

mish-qengji-ne-furre:-i-lengshem-dhe-i-shijshem-mu-sikur-ta-kishit-pjekur-nen-sac!

Ky gatim që sjell traditë në tavolinat tuaja “të çon” në një ambient fshati, por mund të sillni një aromë të veçantë dhe në kuzhinën shtëpiake. 

Kini kujdes që mishi duhet të piqet një kohë të gjatë dhe ngadalë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit e nevojshëm:

Një kilogram e gjysmë mish qengji
500 ml ujë
Gjysmë preshi
3 qepë madhësie mesatare
1 kokë hudhre
2 karota
1,2 kg patate
Kripë
Spec të kuq të bluar
Rozmarinë
 Majdanoz
▪ Piper

Përgatitja:

Mishit të qengjit në fillim qitni kripën dhe pastaj vendoseni në tepsi, shtoni patatet (bën të jenë të prera apo të plota), preshin, hudhrën, karotën dhe qepën.

Qitni ujin, vajin, shtoni erëzat dhe të gjitha përzieni mirë. Piqeni së paku dy orë në furrë të nxehtë në 200 gradë.

Në orën e parë tepsinë mbulojeni me folie apo të gjitha vendosni në tepsi për pjekje dhe vazhdoni pjekjen.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/

The post Mish qengji në furrë: I lëngshëm dhe i shijshëm mu sikur ta kishit pjekur nën saç! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Si të gatuani një tortë në formë zemre për Ditën e të Dashuruarve

admin

Reçel me boronica dhe çokollatë

admin

Racion i shpejtë sallate me mish pule të cilin do ta përgatisni shpesh

admin