Misioni i SHBA-së në NATO: Siguria dhe stabiliteti i Kosovës janë rëndësi strategjike
Faqja e përfaqësisë së Ushtrisë së SHBA-së në NATO ka publikuar një njoftim për ushtarët-qytetarë amerikanë të cilët do të marrin rrugën për të shërbyer në Kosovë.
Anëtarë të Gardës Kombëtare të Idahos do t’i bashkohen misionit të KFOR-it në Kosovë dhe para se t’i bashkohen misionit të NATO-s në Kosovë për një vit, ata do të trajnohen në Teksas.
Misioni i SHBA-së në NATO në njoftimin për ushtarët amerikanë që do t’i bashkohen KFOR-it, ka theksuar se siguria dhe stabiliteti i Kosovës dhe rajonit janë të një rëndësie strategjike për NATO-n.