RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mitrovica, komuna më e varfër në Kosovë

mitrovica,-komuna-me-e-varfer-ne-kosove

Numri i përgjithshëm familjeve nën asistencë sociale në vend është 22 mijë e 376, kurse numri i përgjithshëm i anëtarëve të këtyre familjeve është 88 mijë e 453.

Komuna e Mitrovicës ka më së shumti familje me asistencë sociale. Kjo komunë ka 2 mijë e 131 familje përfituese nga skema sociale apo 8 mijë e 672 qytetarë.

Komuna e dytë me më së shumti familje nën asistencë sociale radhitet ajo e Vushtrrisë me 1 mijë e 291 familje ose 5 mijë e 609 qytetarë.

Sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Lipjani është Komuna e tretë me numër më të madh të familjeve nën asistencë sociale, me 1 mijë e 163 familje apo 4 mijë e 979 qytetarë. Pas kësaj komune radhitet Prishtina me 1 mijë e 152 familje ose 4 mijë e 370 qytetarë.

Gjakova ka nën asistencë sociale 1 mijë e 94 familje apo 4 mijë e 392 qytetarë.

“Numri i përgjithshëm i familjeve nën asistencë sociale është 22 mijë e 376, kurse numri i përgjithshëm I qytetarëve 88 mijë e 453”, thuhet në raportin e ASK-së për muajin shkurt të këtij viti.

Related posts

Reuters: Putini dëshiron armëpushim me Ukrainën përgjatë vijave aktuale të frontit

admin

Liderët botërore dënojnë atentatin ndaj Donald Trump: Të tmerruar! Dhuna politike, e papranueshme

admin

Europol: Kemi konfiskuar kokainë me vlerë miliarda dollarë

rezart morina