RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mitsotakis: Nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të jetë 780 euro

mitsotakis:-nga-1-prilli,-paga-minimale-ne-greqi-do-te-jete-780-euro

Duke filluar nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të jetë 780 euro. Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Protothema.

Mitsotakis u shpreh se rritja do të jetë 9.4% dhe është hera e tretë që paga minimale rritet gjatë qeverisjes së tij.

Ai ka kujtuar se në vitin 2019, paga minimale në Greqi ishte 650 euro.

“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta. E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë. Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat në si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, theksoi Mitsotakis.

Related posts

Studim i ri/ Përdorimi i përditshëm i marijuanës ka tejkaluar konsumimin e alkoolit në SHBA

admin

Obrien: Veriu i Kosovës dhe kërcënimet për shkëputjen e një pjese të Bosnjes, rreziqet kryesore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

admin

Shtypi gjerman: Gjendja në Kosovë tepër e rrezikshme

rezart morina