RTV AHIRETI
Shëndetësi

Doni të zvogëloni ndjenjën e urisë? Ja disa mënyra

doni-te-zvogeloni-ndjenjen-e-urise?-ja-disa-menyra

Si mund ta zvogëlojmë ndjenjën e urisë dhe të shmangim ngrënien e tepërt? Disa truke të cilat nëse i zbatoni gjatë ditës mund t’ju ndihmojnë të mos ndjeheni të uritur.

Mëngjesi është një vakt themelor, fillimi i duhur i ditës me një vakt të plotë ndihmon trupin të funksionojë më mirë.

Ngrënia e 2-3 bajameve në mëngjes ndihmon në kontrollin e urisë, ndoshta e shoqëruar me një kafe të mirë.

Ngrënia e perimeve përpara pjatës kryesore do të ndihmojë në kontrollin e urisë dhe do t’ju bëjë të ndiheni të ngopur dhe të kënaqur.

Një katror me çokollatë të zezë ndihmon në uljen e urisë dhe kënaq dëshirën tuaj për ëmbëlsi.

Pirja e ujit gjatë ditës do t’ju bëjë të ndiheni më pak të uritur dhe do t’ju ndihmojë në eliminimin e papastërtive nga trupi juaj.

Related posts

Shëndeti i veshkave nis në tryezë… ja cilat janë ushqimet më të mira

RTI

Rritje rekord të rasteve të kollës së mirë në Republikën Çeke, mbi 3,000 të infektuar

admin

Sëmundjet prej duhanit/ Shtohen rastet e kancerit të mushkërive te femrat

admin