RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mitsotakis: Të gjitha qeveritë greke kanë përgjegjësi për aksidentin hekurudhor

mitsotakis:-te-gjitha-qeverite-greke-kane-pergjegjesi-per-aksidentin-hekurudhor

Të gjitha qeveritë që kanë udhëhequr Greqinë, të kaluarat dhe të tashmet, ndajnë përgjegjësinë për aksidentin e fundit hekurudhor që mori dhjetëra jetë në vend, ka deklaruar kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, transmeton Anadolu.

“Ne të gjithë jemi fajtorë dhe le ta pranojmë këtë me guxim. Nga qeveritë dhe administratat që kishin ngecur për vite me radhë në projektet kritike e deri te disa sindikata që penguan çdo vlerësim të stafit tonë hekurudhor”, tha Mitsotakis në fjalën e hapjes së mbledhjes të kabinetit në Athinë, njoftoi të enjten agjencia shtetërore e lajmeve AMNA.

Duke kërkuar edhe një herë falje për aksidentin që ndodhi javën e kaluar natën e së martës në provincën veriore Larisa, Mitsotakis shtoi: “Ne marrim përgjegjësinë dhe nuk mundemi, nuk duhet dhe nuk duam të fshihemi pas një serie gabimesh njerëzore”.

Kryeministri u zotua gjithashtu se do të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar sigurinë hekurudhore. Partia kryesore e opozitare SYRIZA, megjithatë, vuri në dyshim aftësinë e administratës së tij për të përmbushur këto premtime.

“Sa bindës është ai, duke u përpjekur të na bindë se atë që nuk e bëri katër vjet më parë, do ta bëjë disa ditë para zgjedhjeve”, tha në një deklaratë përfaqësuesja e partisë Popi Tsapanidou.

Në një deklaratë të veçantë, partia argumentoi se kryeministri nuk arriti të mbajë premtimet për një “shtet efikas”, duke e akuzuar atë për lejimin e klientelizmit politik, mungesës së meritave dhe dominimit të shkatërrimit të infrastrukturës dhe shërbimeve.

Gjithashtu edhe Partia Komuniste Greke në opozitë doli me një reagim rreth kësaj çështjeje, ku tha se Mitsotakis shtrembëroi faktet pas dështimit të parandalonte mobilizimin e të rinjve dhe punëtorëve pas aksidentit.

Ata e kanë gabim të mendojnë se tani mund të mbulojnë shkaqet e vërteta dhe fajtorët, shton deklarata.

E përditshmja me bazë në Athinë “I Avgi” zbuloi se ishin ngritur akuza të reja kundër inspektorit të Organizatës së Hekurudhave Greke (OSE) i cili la një kontrollor stacioni 59-vjeçar në turnin e natës në zonën e Larisës natën e aksidentit dhe kundër dy kontrollorëve të tjerë stacioni që u larguan nga vendi i tyre më herët se sa duhej.

Javën e kaluar, një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash pranë qytetit Tempi në zonën veriore të Larisës.

Sipas të dhënave zyrtare, 57 persona humbën jetën, përfshirë shumë studentë universiteti dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit të trenit.

Related posts

Pas tërmetit të fuqishëm në Rusi, shpërthen vullkani. Shikoni pamjet spektakolare

admin

Erdogan: Netanyahu është “kasapi i Gazës”, do të gjykohet si Millosheviqi

admin

Ardhja e mërgimtarëve, vendkalimet kufitare vazhdojnë të jenë të lira

rezart morina