Pasurojeni ushqimin me mjedra dhe do të keni shumë dobi shëndetësore
Mjedra ka cilësi të fuqishme antioksidative. Kjo do të thotë që zvogëloni veprimin e radikaleve të lira dhe kështu mbroheni nga kanceri.
Konsumimi i rregullt i mjedrave përmirëson dukjen e tenit dhe mbron lëkurën nga ndikimi i dëmshëm i rrezeve të diellit, ndërkaq nga mjedrat mund të bëni edhe maskë për fytyrë. Mjedra do ta bëjë tenin të shkëlqejë.
Pos dobive për lëkurën, mjedrat janë të shkëlqyeshme edhe për sistemin e tretjes dhe sistemin kardiovaskular.
Përdorimi i mjedrave forcon imunitetin dhe mbron nga ftohjet.
Në saje të cilësive antioksidative, zvogëlon veprimin e radikaleve të lira dhe kështu mbron nga kanceri i zorrës së trashë, i gjirit, i mitrës, i ezofagut dhe i prostatës.
Fitonutrienët të cilët gjenden në mjedër pengojnë përhapjen e qelizave të kancerit, duke i nxitur në apoptozë, përkatësisht në vetëshkatërrim.
Dyqind gramë të kësaj peme përmbajnë sasinë e rekomanduar e vitaminës C.
Është e pasur me fibra, thartirë folike, vitamina K, E5, mangan, magnez, bakër, kalium dhe thartira yndyrore omega 3.
Personat, ushqimi i të cilëve është i pasur me mjedra, kanë rrezik më të vogël që të shtojnë peshë dhe të sëmuren nga diabeti. Ketonet në këto fruta të kuqe ndihmojnë në kontrollimin e glukozës në gjak. Ato nxisin metabolizmin e yndyrave dhe zvogëlojnë shtresat yndyrore.
Edhe fleta e mjedrës është shëruese.
Çaji nga fletët e mjedrës ndihmon në zbutjen e ngërçeve menstruale dhe të gjakrrjedhjeve të mëdha.