RTV AHIRETI
Shëndetësi

Si ndikojnë temperaturat e ulëta te lëkura? Dermatologia zbulon dy pjesët më të ndjeshme të trupit

si-ndikojne-temperaturat-e-uleta-te-lekura?-dermatologia-zbulon-dy-pjeset-me-te-ndjeshme-te-trupit

Dermatologia, Violeta Dajçi ka folur sot për kujdesin e lëkurës kur temperaturat ulen. E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se si ndikon i ftohti te lëkura.

“I ftohti i ngushton enët e gjakut që do të thotë nuk i lejon ato të çojnë në pjesët ekstreme, aty ku është lëkura dhe ku gjithçka përfundon në lëkurë. Nuk lejon që të shkojnë të gjithë elementët ushqyes që i duhen lëkurës për të qenë e shëndetshme. I ftohti që sidomos kur është me ndryshime të menjëherëshme, si në këto ditë kur ishim me kohë të mirë më pas kaluam në dimër, edhe temperaturat bën uljet të menjëhershme dhe shumë të fortë. Edhe në këtë rast, lëkura nuk është mësuar me rënien e ngadaltë të temperaturave dhe nuk arrin dot ta përballojë dhe mungesa e lëndëve ushqyese bën që edhe lëkura ta ndjejë dhe më shumë këtë rënie të mënjehërshme të saj”, u shpreh Dajçi.

Më tej, dermatologia ka zbuluar pjesët më të ndjeshme të trupit gjatë temperaturave të ulëta, duke theksuar duart dhe fytyrën.

“Fytyra dhe duart janë pjesët e ekspozuara më sensitive. Duart për arsye se ne i dehidratojmë më shumë vetë, duke i futur shpeshherë në ujë, duke i larë dhe detergjentët e bëjnë punën e tyre. Kështu që edhe duart janë ato që thahen shumë, por dhe fytyra kuptohet. Pjesë tjetër përveç tharjes, e cila mund të jetë nga tharje e lehtë si një lloj ashpërsimi, mund të shkojë deri në të çara. Pra disa persona pavarësisht se jetojmë në kushte të njejta, kanë probleme të ndryshme me lëkurën”, tha ajo.

Related posts

Ky frut do t’ju ndihmojë të hiqni kilogramët e tepërt nëse e hani siç duhet

admin

Sa kafe duhet të pini për të humbur në peshë? Studimi që vërteton vetitë e kafes

admin6

Tre mënyra të thjeshta për të larguar dhimbjen e kokës më shpejt

admin