Ndërsa errësira bie mbi Spitalin Al-Aksa në Gaza, mjekët dhe pacientët po përballen me një situatë të rëndë.
Spitali në qytetin e Deir el-Balah, në qendër të Gazës, po përjeton ndërprerje të energjisë elektrike pasi gjeneratorët e energjisë janë në prag të hargjimit për shkak të mungesës së karburantit.
Brenda spitalit, shumë departamente kritike tani funksionojnë të mbuluara nga errësira, duke vënë në rrezik jetën e pacientëve.