Bananet njihen si një frutë që na japin energji, ndaj janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes.
Megjithatë, është mirë t’i hani ato në kombinim me ushqime të tjera si drithërat, asnjëherë vetëm me barkun bosh.
Bananet nuk rekomandohen për një grup njerëzish me një problem të caktuar shëndetësor. Bananet mund të jenë problem serioz në situatën kur keni ndonjë na sëmundjet e zorrëve në fazën akute.
Personat me gastrit këshillohen që bananet t’i fusin në ushqimin e tyre në mënyrë që të ulet thartira e lukthit dhe rreziku nga djegësira, por në rastin e sëmundjeve të zorrëve në fazën akute më mirë është të shmangin këtë frutë, aq më parë kur është fjala për bananet e gjelbra dhe të papjekura, sepse ato kanë përmbajtje të lartë natriumi dhe prandaj mund të veprojnë si diuretik.
Bananet e pjekura veprojnë në mënyrë laksative, andaj kjo frutë është e dëmshme për ata të cilët kanë çrregullime të zorrëve ose sëmundje gastrointestinale në fazën akute. Mund të shkaktojnë fryrje.
Mjekët paralajmërojnë se personat me gastrit nuk duhet të kombinojnë bananet me asnjë produkt tjetër dhe kombinimi i vetëm i mundshëm është me kefir, salcë kosi, djathë të freskët, qumësht ose mollë.
Ata gjithashtu theksojnë se nëse hani banane me stomakun bosh, sasia e magnezit në gjak rritet ndjeshëm, gjë që mund të jetë e dëmshme për zemrën.