RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Morawiecki: Kremlini po sillet me gazin si ‘një shpërndarës droge’

morawiecki:-kremlini-po-sillet-me-gazin-si-‘nje-shperndares-droge’

Kremlini veproi si një “shpërndarës droge” sepse fillimisht ofronte gaz të lirë, por tani e dimë se çmimi i vërtetë ishte gjaku i ushtarëve, banorëve, grave dhe fëmijëve në Ukrainë, deklaroi sot kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki.

Në një intervistë për CNBC News, Morawiecki tha se çmimi real i marrëveshjes midis Gjermanisë dhe Rusisë ishin mungesa e gazit dhe çmimet e larta të gazit dhe energjisë elektrike në të gjithë Evropën.

Ai shtoi se këto janë probleme që vendet evropiane duhet t’i zgjidhin së bashku.

“Ne duam një shesh lojërash të barabartë, ne duam që të funksionojë një treg i vetëm evropian”, shtoi Morawiecki.

“Nuk mund të ndodhë që një vend që është më i pasuri dhe më i zhvilluari në Evropë, si Gjermania dhe vendet përreth Gjermanisë, të mund të bllokojnë gjithçka që po ndodh tani”, tha Morawiecki.

“Në të njëjtën kohë, ky vend shumë i pasur po investon një sasi të madhe parash, 200 milionë euro… për industritë e veta”, shtoi ai.

Menjëherë përpara takimit të së premtes së BE-së në Pragë, kryeqyteti çek, vendet si Polonia, Italia, Belgjika dhe Greqia i propozuan Bashkimit Evropian të paraqeste një korridor dinamik të çmimit për gazin, në një përpjekje për të ulur çmimet e energjisë dhe inflacionin në rritje.

I pyetur nëse ndryshimet në politikat evropiane të gazit do të ishin të mundshme përballë kundërshtimit të vendeve si, Gjermania dhe Holanda ndaj korridorit të çmimeve, Morawiecki tha se “Polonia nuk mund të ishte e patronizuar nga disa vende të cilat sillen në një mënyrë krejtësisht të ndryshme…dhe bëjnë të kundërtën e asaj që thonë.”

Ai shtoi se vendet, si Norvegjia, që i përkasin botës së lirë dhe që shesin gaz me çmime të larta në Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe, duhet ta rimendojnë strategjinë e tyre.

Related posts

Mbreti i Jordanisë dhe Princi i Kurorës së Arabisë Saudite diskutojnë për çështjen e Palestinës

admin

Maldive: Gjykata ia ndalon garimin në zgjedhje ish-presidentit Yameen

rezart morina

Çfarë ndodhi në spitalin ku u operua Kate Middleton? Nisin hetimet ndaj stafit, dyshohet se një punonjës u kap duke…

admin