RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mjekja ngre alarmin: Prindërit ua blejnë me duart e tyre, pijet energjike po dëmtojnë shëndetin e fëmijëve

mjekja-ngre-alarmin:-prinderit-ua-blejne-me-duart-e-tyre,-pijet-energjike-po-demtojne-shendetin-e-femijeve

Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme është një sfidë jo vetëm për të rriturit, por edhe fëmijët, të cilët shpeshherë bien pre e vorbullës së fast food apo pijeve me gaz e me ngjyrues artificialë. Megjithatë së fundmi, mjekët pediatër po ngrenë shqetësimin për një tjetër fenomen, ate të konsumimit të pijeve energjike që në moshë të hershme.

Në qendrën shëndetësore numër 2 në Tiranë, rasti më i fundit ishte një fëmijë pesë vjeç, që pasi kishte konsumuar 8 pije energjike kishte shfaqur probleme serioze me frymëmarrjen dhe takikardi.

“Te ne janë drejtuar fëmijë 6-7 vjeç që kishin konsumuar pije energjike, të para kryesisht nga rrjetet sociale, kryesisht TikTok-u. Kanë shfaqur probleme me qarkullimin e zemrës, ankth dhe vështirësi në frymëmarrje. Një pije energjike përmban deri në 500 sasi kafeinë, që është e barabartë me 18 kanaçe Coca Cola.Konsumimi i saj sjell probleme dhe në mëlçi dhe në traktin urinar” -shpjegon Sonila Brati, mjeke pediatre në QSH 2.

Por, çfarë qëndrimi mbajnë prindërit në këto raste?

“Prindërit, përgjithësisht janë ata vetë ua blejnë, pa e ditur që e dëmtojnë fëmijën. Prindërit ndjejnë pastaj një lloj faji”, thotë Brati. Ajo tregon se raste të shtuara kanë qenë gjatë sezonit veror, ndërsa në disa raste, të fëmijët problemet kanë zgjatur deri në dy javë.

Related posts

10 sëmundjet që parandalon uji i kokosit

admin

9 mënyra të thjeshta natyrale për trajtimin e bronkitit

admin

Gjërat që grupi juaj i gjakut zbulon për ju, sipas shkencës

admin