Mjeku norvegjez Mads Gilbert thotë se një mik i tij, kreu i shërbimeve të urgjencës në spitalin al-Shifa është vrarë “brutalisht” në një sulm izraelit, së bashku me familjen e tij.
“Miku im i mirë dhe kolegu i dashur, Dr Hani al-Haitham, kreu i departamentit të urgjencës në Shifa, u vra brutalisht nga Izraeli, së bashku me gruan e tij të dashur, Dr Sameera Ghifari dhe pesë fëmijët e tyre Shireen, Tia, Sameer, Wafa dhe Sara. Me gjakftohtësi, ushtarët frikacakë izraelitë vranë shtatë civilë të tjerë të paarmatosur, “tha Gilbert në X.
“Një tjetër sulm ndaj të gjithë neve, ndaj gjithë njerëzimit. Nuk do të harrohesh kurrë, ne zotohemi: Do të rindërtojmë Shifan, Gazën, Palestinën!”. shtoi Gilbert. /mesazhi
Yesterday, my good friend and dear colleague, Dr. Hani Al-Haitham, head of Shifa emergency department, was brutally murdered by Israel, along with his beloved wife, Dr. Sameera Ghifari and their five children Shireen, Tia, Sameer, Wafa & Sara. In cold blood, coward Israeli… pic.twitter.com/wqqzRUK1VV
— Dr. Mads Gilbert (@DrMadsGilbert) December 18, 2023