RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mjeku tregon dallimin kryesor mes ftohjes së zakonshme dhe inflamacionit të rëndë

mjeku-tregon-dallimin-kryesor-mes-ftohjes-se-zakonshme-dhe-inflamacionit-te-rende

Ky mot i ndryshueshëm ka sjellë faktin që shumë njerëz ankohen për të ftohtin, temperaturën, hundë të mbytura… Ndonjëherë këto simptoma mund të zgjasin për një kohë shumë të gjatë, ndaj lind pyetja nëse është vërtet një ftohje.

Dr. Peter Menes tregon se është normale që një ftohje të zgjasë më shumë se sa pritej, por ka shenja që gjendja është më serioze nga sa mendonit.

“Ftohjet zakonisht zgjasin tre deri në dhjetë ditë, por në disa raste simptomat mund t’i ndjeni për tre deri në katër javë. Nëse keni përjashtuar infeksione të tjera, dhe simptomat tuaja gradualisht përkeqësohen, mund të mos jetë e lidhur me ftohjen”, shpjegon doktori.

Frymëmarrja dhe dhimbja në mushkëri janë shenja që duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje.

“Mund të jetë shenjë e një ataku astme, pneumonie ose, në rastin e dhimbjes së pakëndshme në gjoks, edhe atak në zemër”, shtoi mjeku.

Nëse keni ndonjë nga këto shenja, është e rëndësishme të mos i injoroni dhe të konsultoheni me mjekun tuaj menjëherë. Edhe pse ftohja shkaktohet nga viruset, një mundësi tjetër është që të keni një infeksion bakterial, si pneumonia ose sinusiti pas një infeksioni viral, pasi trupi mund të dobësohet nga një ftohje.

“Individët që kanë një sistem imunitar të dobësuar kanë më shumë gjasa të marrin një infeksion tjetër bakterial pas një ftohjeje. Vizitoni një mjek nëse keni ndonjë simptomë të lidhur me një infeksion bakterial, si kollë me mukozë të trashë, dhimbje të theksuara të fytyrës ose ënjtje”, shpjegoi ai.

Related posts

​Kanella e vanilja kanë përfitime të shumta shëndetësore

rezart morina

Ulutas mirëpret shtimin e forcave gjermane në Kosovë: KFOR i gatshëm t’i përgjigjet çdo sfide

rezart morina

Mos pini ujë në këmbë, ja përse!

admin