RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëShëndetësi

Moderna njofton për përditësimin e vaksinës COVID-19

moderna-njofton-per-perditesimin-e-vaksines-covid-19

Kompania e bioteknologjisë Moderna, ka njoftuar të mërkurën se vaksina e përditësuar e COVID-19 është efektive kundër variantit më të ri BA.2.86 që së fundmi ka ngritur shqetësime, raportoi Reuters.

Moderna ka thënë se në këtë vaksinë ka një rritje prej gati 9-fish të antitrupave neutralizues kundër variantit të ri të COVID-it, i cili po gjurmohet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Mendojmë se ky është lajm që njerëzit do të duan ta dëgjojnë derisa përgatiten të marrin përforcuesit e tyre të vjeshtës”, ka thënë drejtuesja e sëmundjeve infektive të Moderna, Jacqueline Miller.

Ilaçi i ripunuar ende nuk është miratuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së, por pritet të jetë e disponueshme në fund të këtij muaji ose në fillim të tetorit.

BA.2.86 tani është zbuluar në Zvicër dhe Afrikën e Jugut, si dhe në Izrael, Danimarkë, SHBA dhe Britani sipas një zyrtari të OBSH-së.

Disa ekspertë kanë thënë për Reuters se nuk ka gjasa të shkaktojë një valë sëmundjesh të rënda dhe vdekje për shkak të mbrojtjeve imune të ndërtuara në mbarë botën nga vaksinimi masiv. /koha

Related posts

Minatori i Trepçës: “Unë jam gjithmonë i lidhur me Allahun, në kohë si tani ku jemi 800 metra nën tokë”

Muhamet Ramadani

Gjashtë të vdekur nga zjarri në një autobus në Zvicër, dëshmitari shqiptar: Ai i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Kushtrim Guraj

Epstein: nga skandali në skandal

Muhamet Ramadani