RTV AHIRETI
Shëndetësi

Mollët e gjelbra dhe pse duhen patjetër për organizmin

mollet-e-gjelbra-dhe-pse-duhen-patjeter-per-organizmin

Mollët e gjelbra janë fruti i preferuar i shumë njerëzve. Ato janë të athta në shije, shumë të lëngshme dhe krejt të shijshme për t’u ngrënë.

Mollët e gjelbra janë shumë të veçanta, pasi ato janë shumë të pasura me ushqyes të domosdoshëm. Megjithëse mollët vijnë në disa ngjyra, variantet e gjelbra janë më të shëndetshmet nga të gjitha.

Disa nga përfitimet kryesore shëndetësore të mollës së gjelbër, AgroWeb.org i rendit në vijim:

Të pasura me fibra

Mollët jeshile janë një burim i bollshëm i fibrave që ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe pastron sistemin tuaj të tretjes.

Hani një mollë jeshile çdo ditë për të eliminuar të gjitha helmet nga trupi dhe mbani larg të gjitha problemet e tretjes.

Forcon kockat

Molla jeshile është një frut i pasur me minerale, pasi përmban kalium, hekur, bakër dhe zink që janë esenciale për zhvillimin e eshtrave.

Ajo parandalon çështjet kronike mjekësore si reumatizma, pasi rrit funksionet e gjëndrës tiroide.

Mirëmban shëndetin e mushkërive

Kur krahasohen me simotrat e tyre të kuqe, AgroWeb.org ju tregon se mollët e gjelbra kanë veti anti-azmatike, pasi kanë më shumë antioksidantë dhe veti anti-inflamatore.

Ndihmon në uljen e peshës

Mollët jeshile janë një ndihmë për ata që dëshirojnë të heqin yndyrën shtesë në trupin e tyre.

Ky frut ka kalori të ulta dhe është i pasur me fibra që ju ndihmojnë për të luftuar më gjatë urinë.

Më të mirat kundër diabetit

Mollët e gjelbra mbajnë nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak nëse jeni duke u përballur me probleme si diabeti.

Njerëzit që hanë këtë frut çdo ditë, sipas burimeve të AgroWeb.org, mund të parandalojnë me 30% shanset për zhvillimin e diabetit të tipit II.

Zhduk toksinat e organizmit

Molla e gjelbër është detoksifikues natyral, pasi ka aftësinë për të pastruar sistemin e tretjes, veshkave dhe mëlçisë, duke larguar të gjitha toksinat e dëmshme dhe elementë të tjerë.

Rrit shëndetin e mëlçisë

Mollët jeshile janë një burim i fuqishëm i antioksidantëve. Ato mirëmbajnë shëndetin e mëlçisë dhe e mbrojnë atë nga dëmtimet e viruseve të hepatitit

Bën mrekulli për gjakun

Prania e Vitaminës K në mollën e gjelbër ndihmon në cilësinë e gjakut. AgroWeb.org ju tregon se njerëzit të cilët pijnë lëngun e këtij fruti, do të përjetojnë shërim më të shpejtë nëse kanë lëndime ose plagë.

Fuqi kundër plakjes

Mollët jeshile përmbajnë fenole, vitamina A dhe C që ngadalësojnë procesin e plakjes.

Duke pirë çdo ditë lëngun e këtij fruti ose duke ngrënë një mollë, do të reduktoni dëmet e radikaleve të lira. Kjo do t’ju ndihmojë të keni një lëkurë edhe më tepër rinore.

Ul tensionin e gjakut

Mollët e gjelbra kanë fuqi të forta mjekësore falë përbërjes së tyre. Fruti i gjelbër dhe lëngu i tij konsiderohen si kura të mira natyrore për uljen e presionit të lartë të gjakut.

Related posts

Çka mund të ndodh nëse nuk kujdeseni për dhëmbët tuaj?

admin

Dhimbje gjuri? Aktiviteti i thjeshtë që e lehtëson

admin

Sëmundjet kancerogjene – Emisioni Rreze në RTI – Prof Dr Vildane Goga

admin