Me siguri se shumë persona ju ka thënë se sa e dëmshme për shëndetin është lëkura e pulës.
Jo vetëm se ndikon që të shtoni peshë, por me siguri ju kanë thënë se edhe i rritë nivelet e kolesterolit, shtypjes së lartë të gjakut dhe kontribuon në sëmundjet e zemrës.
Megjithatë, studimet e fundit kanë treguar se ky rekomandim është i gabuar.
Nuk keni nevojë ta largoni lëkurën e pulës para se ta gatuani dhe ta hani.
Ekspertët shëndetësorë nga universiteti i Harvardit kanë konfirmuar se ngrënia e lëkurës së pulës, e posaçërisht në sasi të moderuar, nuk do të shkaktojë probleme shëndetësore.
Veç kësaj, lëkura e pulës të cilën njerëzit e kanë shmangur për dekada të tëra, ka shumë përfitime shëndetësore.
Është e mirë për zemrën
Kjo ndoshta është befasia më e madhe rreth lëkurës së pulës. Ajo përmban yndyrë të pangopur, lloj i yndyrës që është e mirë për shëndetin sepse yndyrat e pangopura e ulin shtypjen e gjakut dhe nivelet e kolesterolit të keq, ndërkohë që i rregullojnë hormonet.
Kaloritë nuk janë edhe aq të larta…
340 gramë pulë me lëkurë ka vetëm 50 kalori më shumë sesa pula pa lëkurë e së njëjtës madhësi.