RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mos Trump është thjesht një peng i Izraelit? Ja si sfidohet hapur për marrëveshjen e fundit me Hamasin

mos-trump-eshte-thjesht-nje-peng-i-izraelit?-ja-si-sfidohet-hapur-per-marreveshjen-e-fundit-me-hamasin

Prova tjetër që kush beson se këtë skotë të ndyrë mund të ketë paqe është një budalla…

Kush mendonte se marrëveshja e arritur me Hamasin nga ana e SHBA-së për çarmatimin e rezistencës, shpallur bujshëm nga Trump, ishte vërtet një tjetër shans për paqe në Gaza, patjetër duhet të jetë ndjerë sërish naiv e deri budalla kur ka parë reagimet nga Izraeli.

Në sfidim të hapur ndaj Trump-it dhe të vetë ndërgjegjes së botës, qeverisja gjenocidale izraelite reagoi keq ndaj saj edhe pse deri dje kërkonte pikërisht çarmatosjen e Hamasit.

Zëri më kundërshtrues ishte ai i ministrit ekstremist të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, që e quajti atë “të papranueshme për Izraelin”.

Në një postim në platformën X, Ben-Gvir argumentoi se një marrëveshje që parashikon ndërprerjen e vrasjeve të synuara të drejtuesve të Hamasit është ekuivalente me lejimin e organizatës të riorganizohet dhe të përgatitë një sulm të ri.

“Ndërprerja e neutralizimeve të synuara të anëtarëve të Hamasit do të thotë se i jepet mundësia të organizojë masakrën e ardhshme”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai këmbënguli që operacionet ushtarake në Rripin e Gazës duhet të vazhdojnë, duke shtuar se largimi i popullatës palesineze nga rajoni duhet të promovohet dhe se Izraeli duhet të arrijë një fitore të qartë.

Pra, tashmë nuk druhen që ta shpallin hapur fare kriminalitetin dhe poshtërsinë e tyre.

Tjetër zë kundërshtues

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave të armatosura izraelite dhe një pretendent i mundshëm për kryeministrin kundër Benjamin Netanyahut, Gandhi Eisenkot, u shfaq gjithashtu po kaq i poshtër.

Në postimin e tij në X, ai argumentoi se çdo marrëveshje që nuk çon në shkatërrimin ose shpërbërjen e fuqisë ushtarake dhe qeveritare të Hamasit përbën një “dështim të plotë”.

Eisenkot gjithashtu kritikoi qeverinë, duke vënë në dukje se fakti që kryeministri nuk po e prezanton publikisht marrëveshjen ngre pyetje serioze nëse Izraeli ka marrë pjesë në formimin e saj apo nëse marrëveshja është imponuar edhe një herë pa përfshirjen e tij.

Më parë, Donald Trump njoftoi se “Këshilli i Paqes” që ai ka formuar kishte arritur një “marrëveshje historike” për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të gjitha organizatave të armatosura në Rripin e Gazës. Megjithatë, pak kohë më vonë, një zyrtar izraelit sqaroi se propozimi nuk i plotëson kërkesat e qeverisë izraelite për demilitarizimin e plotë të enklavës palestineze, duke e lënë të hapur çështjen e zbatimit të saj.

Njoftimi nga Trump

Në një postim në platformën Truth Social, presidenti amerikan foli për një “marrëveshje historike”, duke e përshkruar atë si një “hap monumental drejt paqes dhe sigurisë së qëndrueshme”.

“Sot, Këshilli i Paqes arriti një marrëveshje historike për çarmatimin e plotë të Hamasit dhe të gjitha grupeve të tjera të armatosura në Gaza”, shkro ai, duke shtuar se marrëveshja është një “hap kritik” që Gaza të kalojë gradualisht nën administrimin e një qeverie të re palestineze, ndërsa Izraeli do të marrë, siç tha ai, garancitë e nevojshme të sigurisë.

Sipas Trump, çarmatimi do të zhvillohet në faza të njëpasnjëshme. Në të njëjtën kohë, është planifikuar një tërheqje graduale e forcave izraelite, vendosja e një Force Ndërkombëtare Stabilizimi dhe krijimi i një force të re policore palestineze, ndërsa falënderoi Egjiptin, Katarin dhe Turqinë për rolin e tyre në negociata.

Por siç po shihet, Trump vijon të sfidohet nga Izraeli, edhe pse po i shërben me zell.

Kjo të shtyn te aludimet se dhe ai, sado i fuqishëm të duket, është në thelb një peng izraelit. /tesheshi

Related posts

OKB-ja paralajmëron për katastrofë humanitare në Gaza pasi financimet po shterojnë

admin

Google shton përdorimin e inteligjencës artificiale në motorin e kërkimit në internet

admin

Rreth 2.500 foka gjenden të ngordhura në brigjet e Detit Kaspik

admin