RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mosha mesatare në SHBA arrin nivelin më të lartë në histori

mosha-mesatare-ne-shba-arrin-nivelin-me-te-larte-ne-histori

Sipas të dhënave të Byrosë së Regjistrimit në SHBA, mosha mesatare e popullsisë së vendit ka arritur nivelin më të lartë në histori, transmeton Anadolu.

Statistikat e reja të publikuara nga Byroja e Regjistrimit kanë zbuluar se mosha mesatare e amerikanëve është mbi 38 vjeç, krahasuar me moshën 30 vjeç në vitin 1980.

Të dhënat që mbulojnë periudhën deri në korrik 2022 treguan se popullsia e SHBA-së po plaket gjithnjë e më shumë dhe se çiftet bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë.

Sipas të dhënave, shtetet me moshën mesatare më të lartë janë Maine (44,8) dhe New Hampshire (43,3), ndërsa shtetet më të ulëtën janë Utah (31,9) dhe Teksasi (35,5), që kanë edhe normat më të larta të lindshmërisë në vend.

Në vitet 2021-2022, popullsia e aziatikëve në vend është rritur me 2,4 për qind, e hispanikëve me 1,7 për qind, e zezakëve me 0,9 për qind dhe e të bardhëve me 0,1 për qind. Popullsia e indigjenëve amerikanë gjithashtu është rritur me 1,3 për qind.

Në SHBA, lindshmëria shënoi rënie të shpejtë gjatë pandemisë COVID-19, ndërsa numri i emigrantëve, i cili ka luajtur rol në rritjen e popullsisë, gjithashtu ka rënë gjatë periudhës së epidemisë.

Related posts

Seanca e përbashkët e qeverive Kroaci-BeH: “Rruga e Sarajevës drejt BE-së më e rëndësishme se kurrë”

admin

Një spital në Gaza njofton se do të mbyllet nëse nuk sigurohet karburant në orët e ardhshme

rezart morina

Udhëhoqi ceremoninë e varrimit të Alexei Navalnyt, pezullohet prifti ortodoks në Rusi

admin