Për shkak të motit të keq në Palermo të Italisë një jaht me 22 persona në bord është mbytur, ku 7 prej tyre rezultojnë të zhdukur ndërsa 15 janë shpëtuar. Sipas mediave italiane në mjetin lundrues kishte shtetas kryesisht britanikë, një nga Zelanda e Re, një nga Sri Lanka, dy anglo francezë dhe një irlandez.