RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Evropa në alarm nga gripi i shpendëve, masa për shmangien e një epidemie të re

evropa-ne-alarm-nga-gripi-i-shpendeve,-masa-per-shmangien-e-nje-epidemie-te-re

Me rritjen e rasteve të gripit të shpendëve, qeveritë në Evropë po punojnë të alarmuara për të parandaluar një epidemi të mundshme. Miliona shpendë ferme janë asgjësuar në vende të ndryshme dhe masa të shumta janë marrë. Rajoni Vendee në Francë është ndër më të prekurit. Biznesi i këtij fermeri ende po merr veten nga dëmet e një epidemie të kaluar.

“Po e shohim fermën nga një këndvështrim tjetër. I themi vetes: po sikur të gjej një produkt tjetër për të mbajtur fermën? Këtë po bëjmë tani, po shqyrtojmë projekte të reja”, thotë Etienne Blanchard, fermer.

Në muajt e fundit, numri i epidemive është përshkallëzuar dramatikisht, me Francën dhe Gjermaninë që janë prekur më së shumti. Virusi vazhdoi edhe gjatë javës dhe pritet të arrijë nivele të reja gjatë vjeshtës dhe dimrit.

Me asgjësimin dhe kufizime të tjera të prodhimit, ekzistojnë shqetësime për furnizimin me produktet që kanë si bazë mishin e shpendëve, përfshirë gjelin e Krishtlindjes.

Virusi normalisht kalohet nga zogjtë e egër tek ata të fermave, ku mund të përhapet me shpejtësi mes shpendëve.

Gjithashtu, ai mund të vërë në rrezik kafshët e kopshtit zoologjik. Muajin e kaluar, kopshti në Berlin mbylli dyert pas vdekjes së një zogu ekzotik nga gripi i shpendëve. Raste të ngjashme u raportuan edhe në kopshte të tjera zoologjike të Gjermanisë. /euronews

Related posts

Gratë në Gaza qepin pelena fëmijësh me kosto të lirë

admin6

Kurti e Bislimi nesër në konferencë, pritet të flasin për takimin e fundit në Bruksel

rezart morina

Dyshohen për spiunazh te Serbia: Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

admin6