RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moti i keq në Shqipëri, evakuohen disa familje

moti-i-keq-ne-shqiperi,-evakuohen-disa-familje

Gjatë 24 orëve të fundit nga situata e shkaktuar nga moti i keq me reshje shiu në Shqipëri janë evakuuar disa familje, ndërkohë, sipas autoriteteve, në disa zona situata është e stabilizuar, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë thuhet se në një pjesë të zonave situata është e stabilizuar, ndërsa në Vlorë, Lezhë, Fier dhe zona të tjera është bërë evakuimi i disa familjeve për shkak të përmbytjeve.

“Gjatë 24 orëve të fundit, të gjitha strukturat e emergjencave civile, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë monitoruar pa ndërprerje situatën e krijuar si pasojë e reshjeve të ditëve në fundit, në disa qarqe të vendit”, thuhet në njoftim.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, edhe gjatë ditës së sotme reshjet e shiut pritet të vazhdojnë.

Shqipëria është përfshirë nga moti i keq në ditët e fundit me reshje të dendura shiu në disa zona, ku si pasojë janë përmbytur banesa, tokë bujqësore dhe janë dëmtuar disa ura dhe akse rrugore.

Related posts

Media britanike: Bandat shqiptare në Britaninë e Madhe rekrutojnë anëtarë të rinj nga vendlindja

Muhamet Ramadani

Gaza, 3.600 palestinezë në spitalin “Nasser” në shënjestër të Izraelit

Muhamet Ramadani

Raportim: Hakerët vjedhin të dhëna nga Ministria e Mbrojtjes e Izraelit dhe i ofrojnë për shitje

admin