RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moti i keq në Shqipëri, vazhdon angazhimi i autoriteteve për normalizimin e situatës

moti-i-keq-ne-shqiperi,-vazhdon-angazhimi-i-autoriteteve-per-normalizimin-e-situates

Moti me reshje të dendura shiu në dy ditët e fundit ka shkaktuar probleme në disa bashki të Shqipërisë, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë në një njoftim ka theksuar se në disa zona po punohet për evakuimin e familjeve të prekura nga moti i keq, për hapjen e rrugëve të bllokuara apo dëmtuara dhe vendosjen e pritave mbrojtëse apo ndihmën ndaj banorëve që rrezikohen nga rrëshqitjet e tokës.

“Strukturat e mbrojtjes civile, njësitë vendore dhe Forcat e Armatosura kanë punuar pa ndërprerje gjatë 24 orëve të fundit për menaxhimin e prurjeve të larta si pasojë e reshjeve të shiut, pastrimin e akseve rrugore, mbrojtjen e banesave dhe evakuimin e qytetarëve në zonat e rrezikuara”, thuhet në njoftim.

Për situatën e krijuar nga moti i keq, ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili në rrjetet sociale ka shkruar se reshjet e mbrëmjes së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit kanë paraqitur një situatë sfiduese në shumë zona të Shqipërisë.

“Mjetet e rënda të Komandës Mbështetëse dhe efektivët e Forcat e Armatosura të Shqipërisë mbeten në angazhim të përhershëm në ruajtjen dhe krijimin e infrastrukturës parandaluese, dhe në komunikim me banorët. Ekipet operative Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile të shpërndara në territor po monitorojnë situatën dhe organizojnë punën për minimalizimin e pasojave”, ka theksuar Vengu.

Kujtojmë se Shqipëria është përfshirë nga moti i keq në ditët e fundit me reshje të dendura shiu në disa zona, ku si pasojë janë përmbytur banesa, tokë bujqësore dhe janë dëmtuar disa ura dhe janë bllokuar disa akse rrugore.

Related posts

Mbi 100 të arrestuar në një megaoperacion në Turqi, sekuestrohen armë dhe drogë

admin

Escobar vjen këtë javë në Kosovë dhe Serbi

Muhamet Ramadani

Altun: 15 korriku, ndër rezistencat më të nderuara në historinë e Turqisë

admin