RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Moti i ngrohtë shkrin borën në Alpe, skiatorët mbeten pa pista

moti-i-ngrohte-shkrin-boren-ne-alpe,-skiatoret-mbeten-pa-pista

Pjesës dërrmuese të Alpeve duket se i mungon dëbora për pjesën e mbetur të vitit. Dimri i pazakontë në malet e Evropës qendrore është kthyer në dhimbje koke për operatorët e resorteve me ski. Në Zvicër, ajo çfarë ka mbetur nga shtresa e bardhë nuk mjafton.

“Dëbora është e lagësht, nuk është më konstante. Është si në pranverë. Në këto momente ajo duhet të ngurtësohet pasi e tillë nuk funksionon”, deklaron Hacher Bernet, pronar i një resorti.

Sipërfaqe të tëra bari të tharë janë një kontrast i theksuar me motin e akullt që ka përfshirë disa pjesë të Shteteve të Bashkuara.

Në një brez tokësor nga Franca në Rumani, shumë pjesë të Evropës po përjetojnë një mot të ngrohtë, që ka prishur planet e shumë turistëve që ëndërronin dëborën gjatë këtij sezoni pushimesh, por që kanë hasur temperatura të ngjashme me muajin maj.

Por skiatorët nuk janë tipa që dorëzohen. Meteorologët thonë se moti i ftohtë po afron.

Related posts

OKB: Gaza është ferri mbi tokë

rezart morina

Këtu është një përmbledhje e zhvillimeve më të fundit në Pa’lestinë

RTI

Katari hedh poshtë akuzat e Parlamentit Evropian për korrupsion

admin