RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mozambik, mbi 90 persona humbën jetën nga fundosja e një trageti

mozambik,-mbi-90-persona-humben-jeten-nga-fundosja-e-nje-trageti

Mbi 90 persona, përfshirë edhe fëmijë humbën jetën si pasojë e fundosjes së një trageti në brigjet veriore të Mozambikut, transmeton Anadolu.

Sipas mediave lokale, trageti i cili po udhëtonte nga Lunga në rajonin Nampula në veri të Mozambikut u fundos. Thuhet se në traget kishte rreth 130 persona. Në fatkeqësi humbën jetën mbi 90 persona, shumica fëmijë.

Sipas lajmit të BBC-së, autoritetet e rajonit Nampula njoftuan se janë shpëtuar 5 persona dhe se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Ministri rajonal i Nampula-s, Jaime Neto tha se njerëzit të përfshirë nga paniku për shkak të dezinformimit lidhur me epideminë e kolerës në rajon, tentuan të largohen nga rajoni me traget.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), epidemia e kolerës që shpërtheu në shtator 2022 në Mozambik vazhdon ndikimin e saj në zonat veriore të vendit. Që nga fillimi i epidemisë e deri në shkurt 2023 në vend kanë vdekur 37 persona ndërsa janë identifikuar 5.237 raste të dyshimta.

Related posts

Forcat izraelite plagosin dhe arrestojnë një palestinez pranë Jeninit

admin

“Amerikanët dhe kinezët duhet të mësojnë të jetojnë së bashku”- Eksperti i politikës Bremmer, intervistë në podcastin e Bushatit: Gara presidenciale në SHBA, shumë e ashpër! Nëse Tump fiton…

admin

Emblemat e UÇK-së ngjyrosin Prishtinën kuqezi/ “Marshi për Liri” mbush sheshet në Kosovë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

admin