RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPB-ja del me njoftim të ri për konvertimin e patentëshoferëve ilegalë serbë në RKS

mpb-ja-del-me-njoftim-te-ri-per-konvertimin-e-patenteshofereve-ilegale-serbe-ne-rks

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga radhët e komunitetit serb se bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të konvertimit të patentëshoferëve nga ato jo legale serbe në patentëshoferë të Republikës së Kosovës si dhe kërkesën për zgjatje të afatit konvertim, afati është zgjatur deri me 23 gusht 2024.

Të gjithë qytetarët që posedojnë patentëshoferë të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentëshoferë zyrtarë të Republikës së Kosovës në të gjitha qendrat për pajisje me dokumente në Republikën e Kosovës.

Që nga data 9 maj me hyrjen në fuqi të këtij vendimi e deri tani, kanë aplikuar 5787 qytetarë nga radhët e komunitetit serb për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentëshoferë zyrtarë të Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon qytetarët që kanë përfunduar procesin e konvertimit si dhe ftojmë të gjithë të tjerët që ende se kanë përfunduar që të shfrytëzojnë afatin shtesë të ofruar.

Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentëshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi.

Related posts

Afati drejt përfundimit, KQZ: Partitë në Kosovë ende nuk kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë

admin

Qindra të pastrehë nga zjarri masiv në kryeqytetin e Indonezisë

Muhamet Ramadani

Ministri i Jashtëm Fidan: Turqia nuk do të heshtë dhe nuk do t’i dënojë pa’lestinezët me uri dhe ma’sakra

admin