RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPB-ja për sulmin në Mitrovicën e Veriut: Serbia po tenton ta eskalojë situatën

mpb-ja-per-sulmin-ne-mitrovicen-e-veriut:-serbia-po-tenton-ta-eskaloje-situaten

Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar pas sulmit me granatë dore në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, MPB-ja i ka quajtur këto sulme terroriste.

Bëhet e ditur se Policia ka marrë masat e menjëhershme për hetimin e rasteve dhe identifikimin e autorëve.

“Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, thuhet në njoftim.

MPB-ja ka deklaruar se sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

“Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim.

Related posts

U akuzua se po luante lojëra dhe kishte frikë, Donald Trump i propozoi rivales së tij tre debate televizive në shtator! Kamala Harris: Mezi po e pres

admin

Ndahet nga jeta Mikhail Gorbachev, presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik

admin

Ushtarët danezë të përgatitur për një “sulm të mundshëm” amerikan në Grenlandë

RTI