RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

MPJ e Turqisë paralajmërim udhëtimi për qytetarët e saj që udhëtojnë në SHBA dhe vendet evropiane

mpj-e-turqise-paralajmerim-udhetimi-per-qytetaret-e-saj-qe-udhetojne-ne-shba-dhe-vendet-evropiane

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë lëshoi një paralajmërim udhëtimi për SHBA-në dhe vendet evropiane dhe tërhoqi vëmendjen për sulmet raciste kundër të huajve si dhe për intolerancën fetare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në paralajmërimin e ministrisë të publikuar për udhëtimin për në SHBA thuhet se në mbarë SHBA-në janë mbajtur protesta dhe se në të gjithë SHBA-në janë vërejtur sulme verbale dhe fizike në cilësinë raciste dhe kundër të huajve (ksenofobike) pasi një person i quajtur Tyre Nichols në qytetin Memphis në rajonin Tennessee të SHBA-së humbi jetën pasi u përball me dhunën policore.

“Qytetarët tanë që jetojnë në SHBA ose që planifikojnë të udhëtojnë në këtë vend të jenë të kujdesshëm, të qëndrojnë larg nga zonat ku janë intensifikuar protestat, t’u drejtohen forcave të sigurisë lokale duke u treguar gjakftohtë përballë ngacmimeve dhe sulmeve të mundshme raciste dhe ksenofobike. Të ndjekin institucionet e shtypit-transmetuese lokale si dhe të ndjekin njoftimet dhe paralajmërimet shtesë që mund të bëhen nga forcat amerikane të sigurisë si dhe ministria dhe ambasada jonë në Washington dhe konsullatat tona tjera në SHBA”, thuhet në paralajmërim.

Gjithashtu edhe në paralajmërimin e ministrisë të lëshuar për udhëtimin në vendet evropiane, tërhiqet vëmendja në veprimet anti-islame, kundër të huajve dhe në cilësinë raciste dhe se kohët e fundit në disa vende të Evropës është shënuar rritje në protestat e propagandës kundër Turqisë nga grupet e lidhura me organizatën terroriste.

Më tej theksohet se këto zhvillime, të cilat pasqyrojnë dimensionet e rrezikshme ku ka arritur intoleranca fetare dhe urrejtja në Evropë, tregojnë qartë edhe nivelin shqetësues ku kanë arritur rrymat raciste dhe diskriminuese në Evropë.

“Qytetarët tanë që jetojnë ose që planifikojnë të udhëtojnë në këto vende ku ndodhin veprime të këtij lloji, është e dobishme që të jenë të kujdesshëm, të qëndrojnë larg nga zonat ku janë intensifikuar protestat, t’u drejtohen forcave të sigurisë lokale duke u treguar gjakftohtë përballë ngacmimeve dhe sulmeve të mundshme raciste dhe ksenofobike. Të ndjekin institucionet e shtypit-transmetuese lokale si dhe të ndjekin njoftimet dhe paralajmërimet shtesë që mund të bëhen nga forcat përkatëse të sigurisë si dhe nga ministria dhe ambasadat tona dhe konsullatat tona nëpër vende”, thuhet në paralajmërim.

Në vazhdim thuhet se qytetarët turq që jetojnë në SHBA dhe Evropë ose që planifikojnë të udhëtojnë në SHBA dhe vendet e Evropës, mund të telefonojnë në numrin +90 312 292 29 29 të Qendrës së Thirrjeve Konsullore të Ministrisë së Jashtme.

SHBA-ja, Gjermania, Belgjika, Franca, Spanja, Suedia dhe Italia kishin publikuar paralajmërim udhëtimi për Turqinë.

Related posts

“Një shoqëri në gjendje funerali”/ DW: Muaji i agjërimit mund të ashpërsojnë tensionet në Jeruzalem

admin

Vladimir Putin pritet ngrohtë nga Kim Jong Un, Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shqetësuara nga ‘thellimi’ i marrëdhënieve Rusi-Kore e Veriut

admin

Kovaçevski në OKB: Maqedonia e Veriut është faktor stabiliteti

rezart morina