RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJ: Po kryhen procedurat mjekoligjore për identifikimin e qytetarit të vrarë në Lloznicë

mpj:-po-kryhen-procedurat-mjekoligjore-per-identifikimin-e-qytetarit-te-vrare-ne-lloznice

Institucionet përkatëse të Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjekoligjore për identifikimin dhe verifikimin e trupit të pajetë të personit të vrarë në Lloznicë të Serbisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Ministria nuk ka përmendur emrin e të vrarit, por KOHA ka raportuar se trupi është i Faton Hajrizit. Këtë e ka thënë edhe avokati Arianit Koci, i angazhuar nga familja e Faton Hajrizit.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në orët e para të së premtes, trupi është sjellë në Kosovë. Në pikën kufitare në Merdar kishin dalë në pritje familjarë e shokë të Hajrizit.

Related posts

Bashkëshortja e kryeministrit skocez thirrje për armëpushim urgjent në Gaza

Muhamet Ramadani

“Do të marr masa ndaj atyre që kanë publikuar lajme të rreme”- Dha dorëheqjen pasi iu zbulua lidhja jashtëmartesore, ministri italian: Kam nevojë për qetësi personale, të jem pranë…

admin

Gomonet që vrasin fëmijë i drejton dora e burrështetasve që e vranë Shqipërinë

admin