RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MPJ: Po kryhen procedurat mjekoligjore për identifikimin e qytetarit të vrarë në Lloznicë

mpj:-po-kryhen-procedurat-mjekoligjore-per-identifikimin-e-qytetarit-te-vrare-ne-lloznice

Institucionet përkatëse të Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjekoligjore për identifikimin dhe verifikimin e trupit të pajetë të personit të vrarë në Lloznicë të Serbisë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.

Ministria nuk ka përmendur emrin e të vrarit, por KOHA ka raportuar se trupi është i Faton Hajrizit. Këtë e ka thënë edhe avokati Arianit Koci, i angazhuar nga familja e Faton Hajrizit.

“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

Në orët e para të së premtes, trupi është sjellë në Kosovë. Në pikën kufitare në Merdar kishin dalë në pritje familjarë e shokë të Hajrizit.

Related posts

Polonia paralajmëron për vonesa në armët amerikane për Evropën teksa rriten tensionet në Lindjen e Mesme

admin

Sot nis numërimi i votave me postë për zgjedhjet e 9 nëntorit

admin

SHBA bllokoi ndihmat ushtarake për Izraelin, Netanyahu: Nëse do jetë e nevojshme, do të qëndrojmë të vetëm

admin