RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

MPJ: Të dielën fillon evakuimi i shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Lindja e Mesme

mpj:-te-dielen-fillon-evakuimi-i-shtetasve-te-maqedonise-se-veriut-nga-lindja-e-mesme

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se evakuimi i shtetasve maqedonas nga vendet e Lindjes së Mesme me fluturime çarter pritet të fillojë të dielën.

Nga Ministria bëjnë të ditur se është arritur marrëveshje me një kompani ajrore për organizimin e fluturimeve, pas përfundimit të procedurës së prokurimit publik. Sipas planit, deri në mesin e javës së ardhshme pritet të kthehen në vend të gjithë qytetarët që kanë kërkuar evakuim.

Sipas të dhënave të fundit, Ambasadën në Doha e kanë kontaktuar 150 shtetas maqedonas, prej të cilëve 95 kanë kërkuar evakuim. Ndërkohë, Ambasadën në Abu Dhabi e kanë kontaktuar 585 persona që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe 36 nga Kuvajti, 15 nga Bahreini dhe 5 nga Arabia Saudite.

Ministria u bën thirrje qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë dhe ende nuk kanë kontaktuar me përfaqësitë diplomatike, ta bëjnë këtë sa më shpejt përmes numrave të emergjencës.

Related posts

Tetë pretendues për kadetë përjashtohen pasi dolën pozitivë në testet për droga

Muhamet Ramadani

Nëse Netanyahu fiton përsëri, Izraeli do të bëhet një vend i pajetueshëm

Muhamet Ramadani

Një tërmet 5.8 ballë godet provincën kineze Xinjiang

Muhamet Ramadani